La Masia është akademi që vazhdon t’i japë futbollit talentët më të ndritur. Pikërisht kur bota filloi të gumëzhinte për Lamine Yamal, një tjetër perlë në ngritje po bën bujë tashmë – Fode Diallo.
Sulmuesi i Barcelonës nën -13 vjeç me prejardhje nga Guinea ka shkëlqyer vazhdimisht, duke iu afruar tashmë 100 golave për klubin.
Diallo është një finalizues i lindur — absolutisht vdekjeprurës para portës.Ai duket se i kalon lehtësisht mbrojtësit, duke ecur me forcë drejt portës sikur ata të mos ishin fare aty.
Por, loja e Diallos ka më shumë sesa vetëm gola. Ai tregon një kuptim jashtëzakonisht të pjekur të hapësirës dhe kohës për moshën e tij, duke shkëlqyer në lojën me lidhje dhe lëvizjet e kombinuara.
Ai gjithashtu ka rikrijuar golin ikonik të Samuel Eto’o-s në Ligën e Kampionëve kundër Panathinaikos, duke shënuar në mënyrë pothuajse identike kundër PSG-së.
Ky djalë ka një të ardhme shumë, shumë të ndritur përpara. /Telegrafi/