Telenews

Policia sqaron procedurën e re të dërgimit të gjobave

Policia e Kosovës ka filluar nga 3 prilli 2025 zbatimin e një praktike të re për ndëshkimin e kundërvajtjeve në trafik. Të gjitha shkeljet e kapura përmes pajisjeve inteligjente – si kamerat dhe radarët – do të rezultojnë me dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit, përmes Postës së Kosovës.

Qytetarët mund të verifikojnë dhe shkarkojnë gjobat përmes platformës e-Kosova, si dhe të kryejnë pagesat përkatëse në mënyrë digjitale.

Në rast se adresa e saktë e pronarit nuk mund të identifikohet – për shkak të mospërditësimit të vendbanimit ose mospasjes së pronësisë zyrtare të automjetit – gjoba do të komunikohet në momentin e regjistrimit të automjetit.

Policia apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm në trafik dhe të përditësojnë të dhënat personale për të shmangur vonesat apo keqkuptimet në njoftimet për gjobat.

 

Të ngajshme

Haradinaj: Albin Kurti po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK

Donat Hashani

LDK në Mitrovicë propozon kandidatin për kryetar komune

Donat Hashani

Vazhdon sot seanca, përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit

Donat Hashani