Telenews

Krasniqi: Është e papranueshme kërkesa e VV që seancat të mbahen jo çdo 48 orë por një herë në javë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folir pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se Kosova është vend i izoluar, ndërsa mori shembull zhvillimet në Shqipëri.

Derisa shtoi se vonesa 45 minutëshe e VV-së ishte e papranueshme.

Ndërkaq, kërkesën e VV që të Kuvendi të mblidhet jo çdo 48 orë por një herë në javë ai e konsideroi si të papranueshme.

“Nuk ka ndërmend që të bëj asnjë veprim që të bëj një veprim që ta zhbllokojë. E kemi një episod të përsëritur. Sot patëm një zhvillim vërtetë të papranueshëm, nuk erdhën as me kohë, ishin 45 minuta vonesë. Patën kërkesë që ta kundërshtojmë rregulloren, ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Është e papranueshme që të bëhet një kërkesë e tillë që të shkelet rregullorja me vetë dije”, tha Krasniqi.

Krasniqi e përmbylli duke thënë se “e mira është që VV ta ndërrojë kandidatin”.

Të ngajshme

Dafina Zeqiri hedh votën për “Zjerm”, bën thirrje të veprohet njëjtë

Erzana Fazliu

Bashkëkryesuesja e seancës konstituive: Kërkesa e VV-së është alarm, ne jemi gati të punojmë çdo ditë në Kuvend

Erzana Fazliu

Zyrtare: Huijsen i bashkohet Real Madridit

Erzana Fazliu