Telenews

Pesë ekipe do të luftojnë për mbijetesë në Serie A deri në momentin e fundit

Pesë ekipe do të luftojnë për mbijetesë në Serie A në xhiron e fundit të kampionatit italian.

Venezia, skuadra më e kërcënuar, humbi në vizitën e saj ndaj Cagliarit me rezultatin 3-0.

Një vend përpara tyre është Lecce. Ata arritën një fitore 1-0 ndaj Torinos, duke ruajtur shanset e tyre për mbijetesë. Ylber Ramadani shënoi golin e vetëm për Lecce-n, e cila grumbulloi 31 pikë.

Empoli është gjithashtu me 31 pikë. Toskanët mposhtën Monzan me rezultatin 3:1 si mysafirë. Gjithashtu në rrezik rënieje nga kategoria është Parma, e cila mori një barazim kundër Napolit (0:0). Ata kanë 33 pikë.

Verona ka 34 pikë pas një barazimi 1:1 me surprizën e këndshme në kampionat, Comon.

Të ngajshme

Interi lëshon dy herë epërsinë dhe vendin e parë, Napoli barazon më Parman – titulli vendoset në xhiron e fundit

Valjeta Turkaj

Historike: Prishtina e Re inkuadrohet për herë të parë në Superligë!

Valjeta Turkaj

Rrezoni nga Kosova shpallet kampion në Turqi, një 17-vjeçar që po shkruan histori në basketboll

Valjeta Turkaj