Telenews

Liderët e opozitës thirrin konferencë për media

Dy konferenca për media janë thirrur për ditën e sotme.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thirrur konferencë për media.
Konferenca është thirrur për në ora 11:00, tek selia qendrore e PDK-së në Prishtinë.
Tema nuk është bërë e ditur, por duke pas parasysh një vjetorin e qeverisjes nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, liderët opozitarë pritet që të deklarohen lidhur me këtë periudhë dhe qeverisje të kësaj partie politike.
Poashtu konferencë për media është thirrur edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Konferenca është thirrur për në ora 12:00 tek selia qendrore e LDK-së në kryeqytet.
“Më datë 22 mars 2022, në orën 12:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku paraqet qëndrimin në lidhje me punën 1 vjeçare të Qeverisë.”, thuhej në njoftimin e LDK-së./Lajmi.net/

Të ngajshme

Serbia i garanton kriminelit Mlladiq varrim me ceremoni shtetërore

Yllka Gashi

Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares në lumin Drin, flasin nga Policia

Yllka Gashi

IQMT: Kontrollet po japin rezultat – marketet e inspektuara po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit

Yllka Gashi