Telenews

Ambasadori Ajeti paralajmëron investime të mëdha gjermane

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Gerd Chrzanowski, Kryetar i Bordit të Schwarz-Gruppe, një prej kompanive më të fuqishme ekonomike në Evropë, që menaxhon brendet e njohura si Lidl dhe Kaufland.

Në këtë takim që u mbajt në selinë qendrore të kompanisë në Baden-Württemberg, u diskutua konkretisht mundësia e investimeve të Schwarz-Gruppe në Kosovë. Sipas ambasadorit Ajeti, Kosova ofron një ambient të favorshëm për investime në fusha strategjike si prodhimi, digjitalizimi, tregtia dhe shërbimet – sektorë që përputhen me interesin dhe prioritetet e korporatës gjermane.

“Një bashkëpunim i tillë me një kompani globale të këtij niveli është një hap i madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe thellimin e lidhjeve me Gjermaninë,” – tha Ajeti.

Schwarz-Gruppe operon në 32 shtete, ka mbi 13,900 filiale dhe punëson rreth 600,000 persona globalisht. Përfshirja e saj në tregun kosovar do të përbënte një moment historik për ekonominë vendore dhe një sinjal të fuqishëm për investitorët ndërkombëtarë.

 

 

Të ngajshme

Rama: Do ta mundja edhe Albin Kurtin për të parin e Prishtinës, le të dal vetë si kandidat

KushtrimGuraj

Ngjarjet e datës 21 maj

Erzana Fazliu

Osmani nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, do të pritet me nderime të larta në Bern

KushtrimGuraj