Telenews

Osmani në Zvicër: Mërgata jonë, nuk është thjesht pjesë e shoqërisë zvicerane, por motor i zhvillimit të saj

osmani-ne-zvicer:-mergata-jone,-nuk-eshte-thjesht-pjese-e-shoqerise-zvicerane,-por-motor-i-zhvillimit-te-saj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë shtetërore në Zvicër, ku u prit me nderime të larta nga Presidentja zvicerane, Karin Keller-Sutter, si dhe nga anëtarët e Këshillit Federal. Ajo thekson se kjo është vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Kosovës në Zvicër, një nga shtetet më aleate dhe mbështetëse të vazhdueshme të popullit kosovar.

Në takimin bilateral mes dy presidenteve, u diskutua për thellimin e partneritetit politik, ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera me interes të përbashkët. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta si: liria, demokracia dhe solidariteti.

Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua mërgatës shqiptare në Zvicër, të cilën Osmani e cilësoi si “motor të zhvillimit” të shoqërisë zvicerane dhe një urë të rëndësishme që lidh të dy popujt.

“Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në përpjekjet tona për forcimin e pozitës ndërkombëtare.”,  ka deklaruar Osmani.

The post Osmani në Zvicër: Mërgata jonë, nuk është thjesht pjesë e shoqërisë zvicerane, por motor i zhvillimit të saj first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

“Vrasës i neveritshëm”, Netanyahu reagon pas vrasjes së dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA

Valjeta Turkaj

Rreth 100 kamionë me ushqim dhe pajisje mjekësore kalojnë kufirin në Gaza

Valjeta Turkaj

Tërmet i fortë në Greqi, autoritetet evropiane lëshojnë paralajmërim për cunami

Valjeta Turkaj