Telenews

Bashkimi e fiton çerekun e tretë ndaj Trepçës, por ende larg

Bashkimi ka arritur që ta fitojë çerekun e tretë ndaj Trepçës në serinë e gjashtë të finales.

“Arpagjikët” triumfuan me rezultat 19:17 ndaj Trepçës duke e ngushtuar kështu epërsinë e ngushtuar nga pjesa e parë në 13 pikë nga 15 sa ishte, ku pas tri periodave, “Minatorët” po udhëheqin me rezultat 62:49.

Dyshja Green po vazhdojnë të shkëlqejnë te skuadrat e tyre, ku basketbollisti i Trepçës ka shënuar deri më tani 17 pikë, dy kërcime e katër asistime, ndërsa ai i Bashkimit ka realizuar 15 pikë, tri kërcime e tri asistime.

Kjo është hera e parë në historinë e basketbollit të Kosovës që po luhen gjashtë finale, ku aktualisht serinë po e udhëheq Trepça me rezultat 3:2, ku nëse Trepça triumfon në fund, do të shpallet kampion, ndërsa nëse fiton Bashkimi do të nevojitet të luhet edhe një ndeshje tjetër.

Ndeshjen mes Trepçës dhe Bashkimit mund ta ndiqni live në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.

Të ngajshme

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

KushtrimGuraj

Hansi Flick vazhdon kontratën me Barcelonën

KushtrimGuraj

Xherdan Shaqiri në mesin e figurave kosovare që marrin pjesë në banketin e Osmanit në Zvicër

Valjeta Turkaj