Telenews

KFOR kryen stërvitje ajrore me pjesëmarrje të kontingjentit armen

Ushtarët armenë të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, zhvilluan një stërvitje me helikopter në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit të NATO-s, ky aktivitet kishte për qëllim përmirësimin e procedurave të hipjes dhe zbritjes nga helikopteri, me synimin për të rritur aftësinë e tyre për dislokim ajror.

KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

Të ngajshme

2026 “Dardanët” sonte nisin misionin e ri në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës

Rrezarta Ramaj

Tri vjet nga sulmi në Banjskë

Rrezarta Ramaj

Vazhdon dita e 8-të e protestës, sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë –

KushtrimGuraj