Telenews

Një grua humb jetën gjatë operacionit në Durrës, procedohet penalisht mjeku për neglizhencë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një grua ka ndërruar jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private.

Policia ka njoftuar se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një mjek 59-vjeçar, me inicialet I. Sh., i cili dyshohet për “neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.

Të ngajshme

Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj