Telenews

Vuçiq mbledh Këshillin për Siguri Kombëtare, raportohet se u diskutua për Kosovën dhe B e H-në

Çshtë mbajtur sot në ndërtesën e presidencës së Serbisë mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare, e cila ka zgjatur pothuajse dy orë dhe është drejtuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

emë kryesore e kësaj mbledhje raportohet se ishte çështja e Kosovës dhe ajo e Bosnjë e Hercegovinës.

Pas përfundimit të mbledhjes, para mediave doli shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsilloviq, i cili theksoi se takimi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të temave që janë diskutuar.

“Mbledhja zgjati pak më shumë se zakonisht. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, për gjendjen në Kosovë, si edhe për disa çështje që lidhen me udhëzimet dhe konkluzionet për hapat e ardhshëm”, tha Mojsilloviq.

Sipas tij, gjatë takimit, presidenti Vuçiq ka prezantuar një dokument të hartuar nga Franca dhe Gjermania, të cilin e ka cilësuar si “non-paper”. Ky dokument, sipas autoriteteve serbe, ka implikime direkte për Republikën Serbe dhe për Bosnjë e Hercegovinën, dhe, siç u tha, e vështirëson pozicionin e Serbisë në rajon.

Të ngajshme

Hasani – PDK: Nuk do ta votoja Limajn për kryeparlamentar, ma ka sharë shumë Albinin!

Erzana Fazliu

Lajqi: Që vjen koha me ia sharë nënën kryeministrit e presidenten me kërcënua me vdekje, nuk e kam menduar

Erzana Fazliu

Anxhela Peristeri, Besa dhe Marin sjellin “Rrena”

Erzana Fazliu