Telenews

Sara Gjordeni: Në Big Brother VIP Albania kisha ankth nga dallaveret e padrejtësitë

sara-gjordeni:-ne-big-brother-vip-albania-kisha-ankth-nga-dallaveret-e-padrejtesite

Sara Gjordeni, një nga figurat më të përfolura të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë së fundmi një moment të ndjeshëm nga përvoja e saj në reality show.

Modelja shqiptare, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend u komentua gjerësisht për marrëdhënien me këngëtarin Bardhi dhe për dinamikat e shumta që krijoi, i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Një ndjekës e ka pyetur nëse ka përjetuar ndonjëherë ankth apo probleme me frymëmarrjen. Sara nuk ka nguruar të ndajë një pjesë të vërtetë nga përjetimet e saj emocionale në shtëpi:
“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, është përgjigjur ajo me sinqeritet.

Foto: Sara Gjordeni/InstaStory

Tutje, ajo theksoi një aspekt të karakterit të saj që shpesh e vendos në situata të vështira: “Unë jam njeri shumë i drejtë, por më dënon impulsiviteti”, shtoi ajo, duke reflektuar mbi mënyrën se si ka reaguar ndaj padrejtësive gjatë qëndrimit në BBVA.

Pavarësisht sfidave, Sara dhe Bardhi kanë vijuar historinë e tyre të dashurisë jashtë shtëpisë. Sot, ata janë të martuar dhe kanë një vajzë, duke ndërtuar jetën e tyre larg kamerave, por jo larg vëmendjes së publikut.

Deklarata e Sarës vjen si një kujtesë se, pas çdo figure publike, qëndron një person me ndjenja, emocione dhe sfida reale, edhe nëse ato ndodhin përballë gjithë Shqipërisë.

Të ngajshme

“Prishtina jonë kundërmon”, Leonora Jakupi reagon për krizën e mbeturinave në kryeqytet

KushtrimGuraj

Grida Duma flet për Egli Takon

Valjeta Turkaj

Adelina Ismaili: Kam parë që shumë djem kanë bërë tatuazh fytyrën dhe emrin tim

Valjeta Turkaj