Telenews

“Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë

Erion Bytyqi, nxënës i klasës së nëntë, humbi jetën dje si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë në rrugën për në fshatin Bërnicë.

Për këtë rast ka reaguar edhe shkolla ku mësonte 15-vjeçari, duke shprehur dhimbje dhe pikëllim të thellë për humbjen e një nxënësi që, siç thuhet në njoftim, ishte shembull i shkëlqyer dhe djalë i edukuar.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë, ka ndërruar jetë nxënësi ynë Erion Bytyqi. Në prag të përfundimit të vitit shkollor, kjo tragjedi ka tronditur mësuesit, shokët, shoqet dhe gjithë stafin e shkollës. Shembulli i Erionit si nxënës i shkëlqyer dhe djalë i edukuar le të mbetet udhërrëfyes për bashkëmoshatarët e tij. Jemi me ju në çdo çast, në çdo lutje, dhimbje e lot për Erionin”, shkruhet tutje në reagimin e shkollës.

Të ngajshme

BE rikapitulon vizitën e Kallas, përcjellë mesazhin e saj: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi

KushtrimGuraj

Prokuroria Speciale cakton prokurorin që do të hetojë rastin e kërcënimit ndaj Osmanit

KushtrimGuraj

Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij

KushtrimGuraj