Telenews

Maturantët serb defilojnë në veri, policia arrin ta parandaloj përleshjen me shqiptarët

Maturantët serb kanë defiluar sot në pjesën veriore të vendit.  E gjatë këtij defilimi nuk kanë munguar provokimet, duke bërë kështë që disa të rinj shqiptar të reagojnë. E për të mos eskaluar situata ka ndërhyrë polica.

Zëvendës komandanti i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, ka thënë  se policia ka reaguar për të shmangur një eskalim të mundshëm të situatës.

Elshani ka thënë se situata është qetësuar dhe se maturantët kanë vazhduar festën e tyre. Ndërsa nuk ka të arrestuar.

“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës, policia ka reaguar. Situata është qetësu dhe maturantët kanë vazhdu festën e tyre. Ndërsa nuk ka pas arrestime”, ka thënë Elshani.

Të ngajshme

Çka fiton Kosova politikisht e ushtarakisht nga “Defender Europe 2025”?

Erzana Fazliu

Zjarr i madh në Abri të Poshtme – Djegie masive, katër lopë, dy vetura dhe një traktor, dëmi mbi 100 mijë euro

Erzana Fazliu

Mos qëndroni më shumë se 20 minuta në dush, ja çfarë rrezikoni

Erzana Fazliu