Telenews

Triumf historik për ekipet shqiptare në sezonin 2024/25: Kampionë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut

Sezoni 2024/25 ka qenë një ndër më të suksesshmit për futbollin shqiptar në rajon, me ekipe që kanë shkëlqyer në kampionatet respektive duke siguruar tituj kampioni dhe kthim në garat evropiane.

Kosovë, titullin e kampionit e ka fituar FC Drita, duke u shpallur kampione për herë tjetër në histori dhe duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Suksesit vendor i bashkohet edhe FC Prishtina, e cila ka triumfuar në Kupën e Kosovës dhe pas katër vitesh rikthehet në garat evropiane, një kthim i shumëpritur për klubin me historinë më të pasur në vend.

Shqipëri, sezoni i artë ka qenë për FC Egnatia, që ka fituar titullin kampion për herë të dytë në histori, duke shkruar kështu një faqe të re të lavdishme në futbollin shqiptar. Ky sukses i jashtëzakonshëm e çon Egnatian për herën e dytë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, FC Shkëndija ka arritur ta rikthejë kurorën e kampionit, duke dëshmuar vazhdimësinë e fuqisë së saj në futbollin maqedonas dhe duke siguruar gjithashtu një vend në garat elitare të UEFA-s.

Përveç triumfeve në elitë, futbolli shqiptar ka festuar edhe me ngjitjet nga ligat e dyta. Në Kosovë, Prishtina e Re është inkuadruar për herë të parë në Superligën e Kosovës, ndërsa KF Drenica është rikthyer në elitë pas një sezoni, pasi të dyja ekipet u shpallën kampione në grupet e tyre në Ligën e Parë.

Këto arritje të klubeve shqiptare në tri shtete të ndryshme konfirmojnë potencialin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të futbollit shqiptar në rajon. Të gjitha ekipet kampione tashmë do të përfaqësojnë denjësisht ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, me shpresë për suksese të reja në kompeticionet evropiane.

Të ngajshme

Carlo Ancelotti “shpërthen” në lot: Nuk do ta harroj kurrë atë që kemi kaluar së bashku!

Erzana Fazliu

Lamine Yamal pranë kontratës së re, Barcelona përgatit një marrëveshje në ‘stilin e Messit’

Erzana Fazliu

Befasi se ku do të transferohet i shumëpërfoluri Wirtz

Donat Hashani