Telenews

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij

joe-biden-shfaqet-per-here-te-pare-pas-diagnostikimit-me-kancer,-shkon-ne-diplomim-te-nipit-te-tij

Ish-Presidenti amerikan, Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij, duke shënuar paraqitjen e tij të parë publike që kur njoftoi fundjavën e kaluar se iu diagnostikua kanceri i prostatës, raporton NBC News. 

Në fotot e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë Jill Biden dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ish-presidenti dhe ish-zonja e parë u shihen të buzëqeshur së bashku me anëtarë të tjerë të familjes për të festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II.

Një nga fotot e postuara nga Jill Biden përfshinte mbishkrimin, “Gjyshe dhe Babi krenarë! Urime Hunter – jemi shumë krenarë për ty.”

Biden u diagnostikua me kancer në prostatë të premten e kaluar, pasi kishte shfaqur simptoma urinare, u tha në një deklaratë nga zyra e tij.

“Ndonëse bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, gjë që mundëson një menaxhim efektiv”, sqaroi zyra e tij.

Mandati i Bidenit si president përfundoi më 20 janar, kur Donald Trump u betua si president i SHBA-së. /Reporteri.net/

 

The post Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

AGK dhe RrGGK i reagojnë ashpër kryetarit të Prishtinës për reagimet seksiste ndaj gazetares Gashi

Donat Hashani

Emilja Rexhepi: Duhet votuar për Kryeparlamentar, pavarësisht kush është

KushtrimGuraj

Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim

KushtrimGuraj