Telenews

Hoxha reagon për fletarrestin ndaj zyrtarit të Kosovës: Policia është cak i propagandës serbe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka reaguar lidhur me fletarrestin e lëshuar nga Serbia për zyrtarin policor Dylot Brahimi.

Në një konferencë për media, Hoxha theksoi se ky veprim është pjesë e fushatës së vazhdueshme të propagandës serbe ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovë.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi është cak i propagandës së Serbisë”, deklaroi ai, duke shtuar se sulmet dhe presionet e tilla nuk do ta ndalin punën dhe përkushtimin e Policisë në mbrojtje të ligjit dhe rendit.

Ai theksoi se institucionet vendore dhe ndërkombëtare janë të njoftuara për këtë rast dhe po trajtojnë çështjen me seriozitet.

Të ngajshme

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

Valjeta Turkaj

Po ktheheshin nga një festë familjare, edhe katër shqiptarë të plagosur nga aksidenti në Koblenz

Valjeta Turkaj

Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Valjeta Turkaj