Telenews

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Pejë, lëndohet një i mitur

Një i mitur i cili ishte me motoçikletë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti me një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qytetin, Driton Rugova.

Ai tha se i mituri është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen ” Bill Klinton” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ( i mitur) ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ndërsa me rastin janë duke u marrë Njësia e trafikut Rajonal DRP Pejë”, tha Rugova.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 29 Maj

Erzana Fazliu

“100% i pafajshëm”, i akuzuari për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë nuk e pranon fajësinë

KushtrimGuraj

Rafuna për protestën nesër: Nëse s’ka reagim, ajo do radikalizohet – Kurtit i kërkuam kohë por s’dha shpresë

KushtrimGuraj