Telenews

“Serbët përmendën edhe Kurtin”, Agusholli zbulon detaje nga arrestimi në Merdare

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli ka treguar se çfarë ka ndodhur gjatë arrestimit të tij dje nga autoritetet serbe në Merdare.

Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, Agusholli tha se marrja në pyetje ka qenë në ambientet kufitare të policisë së Serbisë.

“Më thanë që telefoni mund të jetë klonuar. Por për sa kohë s’kam pasur asgjë për të fshehur, nuk është se më shqetëson shumë ajo punë. Marrja në pyetje ka qenë në ambientet kufitare të policisë së Serbisë. Kur më liruan nuk më thanë asgjë, veç se isha i lirë që të vazhdoja të kaloja. Edhe në kufirin në Kroaci, pata një ndalesë 30 minuta. Momentalisht jam në Zagreb, po shkoj në Slloveni”, tha Agusholli, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ish-deputeti tregoi se serbët përmendën edhe kryeministrin Albin Kurti.

“Sa i përket faktit që në Kosovë nuk po krijohet dot qeveria, serbët e përmendën që sipas tyre, kryeministri (Kurti) është shumë kokëfortë dhe nuk lëshon pe”, tha Agusholli.

Agusholli ishte nisur për në Slloveni përmes Serbisë kur edhe u ndalua, por pas disa orësh u lirua.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 29 Maj

Erzana Fazliu

“100% i pafajshëm”, i akuzuari për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë nuk e pranon fajësinë

KushtrimGuraj

Rafuna për protestën nesër: Nëse s’ka reagim, ajo do radikalizohet – Kurtit i kërkuam kohë por s’dha shpresë

KushtrimGuraj