Katër ish-drejtues të Volkswagen janë shpallur fajtorë dhe dënuar për rolin e tyre në skandalin e mashtrimit me emetimet “Dieselgate”, që tronditi industrinë e automobilave në vitin 2015.
Gjykata në Braunschweig, Gjermani, vendosi dënime të ndryshme, duke përfshirë katër vjet e gjysmë burgim për ish-drejtorin e zhvillimit të motorëve me naftë dhe dy vjet e shtatë muaj për kreun e elektronikës së transmisionit. Dy të tjerët morën dënime me kusht prej 15 dhe 10 muajsh.
Skandali u zbulua kur Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së njoftoi për shkelje në testet e emetimeve.
Kompania është gjobitur dhe ka paguar më shumë se 33 miliardë euro në kompensime dhe gjoba. Ish-drejtori ekzekutiv Martin Winterkorn ishte edhe ai pjesë e akuzave, por gjyqi i tij është ndarë për shkak të problemeve shëndetësore.
