Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci po vazhdon të intervistohet, në cilësinë e të pandehurit.
“Po vazhdon ende intervistimi. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit”, kanë thënë nga Prokuroria Speciale.
Që nga orët e mëngjesit sot janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillimit të Bujqësisë, Agjencia e Veterinarisë dhe kompaninë që e ka fituar tenderin ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’.
Deri me tani kanë folur për të gjitha institucionet të përfshira në këtë rast.
Vetëm ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Pecili, i cili e ka nënshkruar këtë kontratë, nuk e ka thënë ende asnjë fjalë. Madje, ministri në fjalë sot u është shmangur edhe gazetarëve.
Ndonëse Peci flet para gazetarëve për çdo përpjekje të deputetëve për konstituimin e Kuvendit, ai sot ka zgjedhur hyrjen dytësore të Kuvendit për t`u mos u përballur me gazetarët.
Ndryshe nga Peci, para gazetarëve ka folur Prokurori Admir Shala, duke dhënë detaje të reja në lidhje me bastisjes e sotme.
Ai ka bërë me dije se përveç ministrisë së Bujqësisë janë duke u bastisur edhe tri institucione tjera.
Ajo e ka lavdëruar punën e Faton Pecit në ministrinë Bujqësisë, duke thënë se “nuk ka asgjë për të fshehur”, pas bastisjes nga Prokuroria Speciale në këtë institucion.
“Unë jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ministrinë e Bujqësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu, nuk ka pasur ndërhyrje, ne kemi pasur rastin të diskutojmë para disa ditëve dhe sot, ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur këtë plan për ta dëmtuar ministrin Peci dhe Qeverinë Kurti. Pra nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka ndërhyrje dhe do të jetë kurdo që të ftohet nga institucionet”, ka thënë ajo.
Me një komunikatë për rastin ka dalë e ministria që e drejton Faton Peci.
Kjo ministri ka bërë me dije se që nga fillimi ka qenë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, është thënë në komunikatë.