Telenews

Karim Adeyemi viziton memorialin e UÇK-së në Shtërpcë, e bën simbolin e shqiponjës

Futbollisti i famshëm gjerman, Karim Adeyemi, po kalon disa ditë të mira në Kosovë.

Ai ndodhet bashkë me gruan e tij, këngëtaren nga Ferizaj, Loredana Zefi si dhe disa miq të tyre.

Pushimet e çiftit vijnë pas përfundimit të sezonit 2024/25 të Bundesligës gjermane.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata kanë zgjedhur për të vizituar disa vende të veçanta, ndonëse e tillë ishte edhe vizita te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.

Përpara këtij memoriali, ylli i Dortmundit ka bërë edhe shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.

Loredana dhe Karim vlen të ceket se janë bashkë prej disa vitesh, një përkrahje e madhe e njëri-tjetrit.

Rap-artistja ndërkaq ka një vajzë nga marrëdhënia e mëparshme me reperin Mozzik

Të ngajshme

Bebe Rexha thyen rekord në Billboard – “Meant To Be” shpallet kënga më e dëgjuar ‘country’ e shekullit 21

Valjeta Turkaj

Dafina Zeqiri sjell “Energy” – bashkëpunimin me reperin gjerman Luciano

KushtrimGuraj

“Desh më zuri e qara” – Kiara ndan përvojën e saj në prapaskenën e Portokallisë

Valjeta Turkaj