Telenews

Hapet QKMF-ja e re në Mitrovicë, Hamza ishte pacienti i parë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare është hapur sot në Mitrovicën e Jugut, pacienti i parë aty ishte kryetari i komunës, Bedri Hamza.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Hamza pati një kontroll rutinë, duke treguar se kjo qendër është e hapur dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Në ambientet moderne dhe të pajisura me teknologji bashkëkohore, shërbimet mjekësore do të jenë në dispozicion 24 orë në ditë, duke garantuar kujdes cilësor dhe të vazhdueshëm për banorët e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, Hamza në ceremoninë e hapjes para të pranishmëve tha: “Urime të përzemërta për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Kujdesin shëndetësor po e rrisim me ju dhe për ju!”.

Të ngajshme

Aksident trafiku në “Rrugën B” në Prishtinë – S’dihet për të lënduar

Valjeta Turkaj

OVL-UÇK dënon djegien e bunkerit në Jezerc

Valjeta Turkaj

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, László István Dux

Valjeta Turkaj