Telenews

Liverpooli nuk e ka ndërmend të shesë dy yjet e ekipit

Liverpooli nuk ka ndërmend të ndahet as me Cody Gakpo dhe as me Luis Diaz këtë verë, me klubin që i sheh të dy lojtarët si komponentë kyç të planeve të  Arne Slot për të ecur përpara.

Pavarësisht interesit të vazhdueshëm nga dy klube të mëdha evropiane që po monitorojnë nga afër situatën e tyre, nuk ka pasur asnjë tregues nga Liverpooli se ata janë të hapur për oferta.

Gakpo është lidhur me një transferim te Bayern Munichu, teksa Diaz pëlqehet shumë nga Barcelona, por që asnjëri nuk pritet të largohen nga Anfield.

Reds thuhet se mbeten të përqendruar në forcimin e skuadrës në vend që të largojnë sulmuesit kryesorë.

Gakpo dhe Diaz kanë kontrata afatgjata dhe klubi i sheh ata duke luajtur një rol jetësor në sezonin e ardhshëm, ku përveçse synojnë ta mbrojnë titullin e Ligës Premier, duan edhe Ligën e Kampionëve.

Të ngajshme

Statistika shokuese të VAR – Reali Madridi ‘viktimë’, Barcelona më e favorizuara

KushtrimGuraj

Hiqet murali kushtuar Kevin De Bruyne

Donat Hashani

PSG konfirmon skuadrën e plotë për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit

Valjeta Turkaj