Telenews

Largohen drejt SHBA-ve 212 afganë të strehuar në Shqipëri

Një avion me 212 afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri, ka thënë Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Afganët u përcollën në aeroportin e Tiranës nga ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Në një njoftim për shtyp, Ministrja Xhaçka tha se operacioni i mikpritjes së 2,400 qytetarëve afganë e ka forcuar edhe më shumë aleancën dhe miqësinë e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.
Në anën tjetër, ambasadorja Kim falënderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar.
“Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, ka thënë Kim.

Të ngajshme

E rëndë në Francë, gjenden në një kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti

Yllka Gashi

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Yllka Gashi

Mbi 120 shoferë nën ndikim alkooli gjatë 10 ditëve në Gjakovë, policia shqipton 1580 gjoba

Yllka Gashi