Telenews

Liberalizimi i tregut të energjisë, ekonomisti Ajvazi ka disa pyetje për qeverinë: Pse nuk e miratuat projektligjin ri?

liberalizimi-i-tregut-te-energjise,-ekonomisti-ajvazi-ka-disa-pyetje-per-qeverine:-pse-nuk-e-miratuat-projektligjin-ri?

Ekonomisti Kushtrim Ajvazi ka kërkuar nga qeveria në detyrë disa sqarime se pse nuk e kanë miratuar vitin e kaluar projektligjin e ri për energjinë.

Ai ka vlerësuar se ky projektligj është dashur të miratohej para zbatimit të liberalizimit të tregut të energjisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ajvazi ka shtruar disa pyetje për Qeverinë Kurti.

“Po, ligji për energjinë është nga viti 2016. Por e vërteta tjetër është kjo: Në vitin 2024, Qeveria e Kosovës vetë e hodhi në diskutim publik projektligjin e ri për energjinë – sepse e kuptuan se ligji ekzistues është i vjetruar dhe nuk i përgjigjet më realitetit të tregut. Por pse nuk e votuan këtë ligj të ri para se të vendosin liberalizimin e tregut të energjisë? Si mund të dalin në treg të ashtuquajtur “të lirë”, kur vetë po pranojnë se ligji aktual nuk është më i përshtatshëm?”, ka shkruar Ajvazi.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj