Telenews

Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Nga sot, Komuna e Podujevës do të fillojë fazën e parë të dezinfektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga sot, 08.06.2025 deri më datën 11.06.2025.

“Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe i parqeve do të kryhet sot më datë 08.06.2025 (dezinsektimi i qytetit fillon prej orës 20:00). Më datën 09.06.2025 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit të Podujevës dhe fshatrat: Peran, Bajçinë, Dobërdol. Më datën 10.06.2025 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesën e qytetit të Podujevës dhe fshatrat: Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë. Më datën 11.06.2025 – dezinsektimi rreth lumit Llap: Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm, në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë”, bën të ditur komuna përmes një njoftimi.

“Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 08:00 në mëngjes, ndërsa dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00. (Gjatë kësaj periudhe luten qytetarët që të mbajnë të mbyllura dritaret në mënyrë që gjatë dezinsektimit të qytetit të mos futen insektet brenda hapësirave së banimit.)”.

Me këtë rast, janë njoftuar Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që gjatë ditëve të cekura më lart, të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbyllin gjatë tërë ditës për shkaqe të sigurisë së tyre.

Të ngajshme

Kolumbia goditet nga një tërmet me magnitudë 6.5 ballësh, qytetarët dalin në rrugë

KushtrimGuraj

Serbia ndalon për tri orë infermieren Fetahu-Krivanjeva në kufi

KushtrimGuraj

BIK: Procesi i therjes së kurbanëve po vazhdon me sukses

KushtrimGuraj