Mbahet shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti Banjska, kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M. (Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ora nëntë e tridhjetë)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës, do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare të Akreditimit.
Kuvendi Komunal i Gjakovës mban takimin e përbashkët me Këshillin Bashkiak të Bashkisë Tropojë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, rruga “UÇK”, Gjakovë, ora dhjetë)
Vazhdimi i njëzetenëntë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora njëmbëdhjetë)