Telenews

Rrahje në koncertin e Beyonce në Londër, fansat përplasen pranë skenës gjatë performancës

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur gjatë koncertit të fundit të superyllit Beyoncé në stadiumin Tottenham Hotspur në Londër, ku fansat e saj u përfshinë në një përplasje fizike që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ngjarja ndodhi teksa këngëtarja 43-vjeçare po performonte këngën “Why Don’t You Love Me”, pjesë e turneut të saj më të ri, “Cowboy Carter”. Gjatë performancës, dy persona që ndodheshin shumë afër skenës u përfshinë në një përleshje të papritur.

Një burrë i veshur me një kostum të zi kauboji  dukshëm frymëzuar nga stili i turneut  sulmoi një person tjetër në turmë, duke krijuar panik dhe konfuzion mes të pranishmëve.

 

Turneu “Cowboy Carter” ka qenë një nga më të përfolurit të këtij viti, si për stilin unik të Beyoncé-s, ashtu edhe për atmosferën spektakolare që ka krijuar në çdo qytet  por incidenti në Londër ka hedhur pak hije mbi një natë që ishte menduar të ishte e paharrueshme vetëm për muzikën.

Të ngajshme

Sot finalja e “Eurovisionit”

KushtrimGuraj

Zhduket kënga e Fifit dhe Eglit, çka ndodhi mes vajzave?

Erzana Fazliu

Shkodra Elektronike në Top 10 të Eurovision 2025: Donim të fitonim zemrat tuaja — dhe duket se ia dolëm

KushtrimGuraj