Telenews

Përditësimet e vlerave të futbollistëve, Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë

barcelona-njofton-zyrtarisht-rinovimin-e-kontrates-se-lamine-yamal

Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të vlefshëm në botë, sipas përditësimit më të fundit nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt.

Vlera e tij në treg është ngjitur në 200 milionë euro, një shifër rekord për një lojtar vetëm 17-vjeçar.

Yamal kryeson listën si lojtari më i shtrenjtë jo vetëm në La Liga, por edhe në nivel global, duke vendosur një standard të ri për talentët e rinj në futbollin modern.

Në sezonin 2024/25, ai realizoi 18 gola dhe 25 asistime në 55 ndeshje në të gjitha garat, duke qenë faktori kryesor në suksesin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick.

 

Katalanasit fituan La Ligën dhe Kupën e Spanjës, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuan nga Interi në mënyrë dramatike. Megjithatë, performancat e Yamalit bënë që vlera e tij të rritej me 11.1 për qind.

“Yamal është një lojtar spektakolar që vazhdon të magjepsë tifozët me stilin e tij unik,” tha eksperti i Transfermarkt, Blaseio. Ai shtoi se rinovimi i kontratës deri në vitin 2031 e konfirmon si boshtin e së ardhmes te Barça.

Edhe lojtarë të tjerë të klubit katalanas kanë përjetuar rritje të ndjeshme në vlerë: Pedri është ngjitur në 140 milionë euro, Raphinha në 90 milionë, ndërsa Pau Cubarsí ka arritur në 80 milionë euro.

Dominimi i Yamalit në skenën evropiane në një moshë kaq të re dëshmon se Barcelona ka në duar një nga asetet më të vlefshme të futbollit botëror për të ardhmen.

 

Të ngajshme

Realizoi tre gola, Albion Rrahmani: Krenar që arrita ta ndihmoj Kombëtaren

KushtrimGuraj

Kosova mposht Komoret dhe regjistron fitoren e pestë radhazi

KushtrimGuraj

Fillon miqësorja me Komoret, Kosova kërkon tjetër fitore

KushtrimGuraj