Telenews

Sot finalja e “Eurovisionit”

sot-finalja-e-“eurovisionit”

Nga ora 21:00, sonte do të nisë finalja e 69-të e garës evropiane të këngës, “Eurovision”. Në finale është kualifikuar edhe Shqipëria, me interpretimin e grupit Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Kjo këngë u rendit nga media CNN, si më e mira e këtij festivali.

Sipas radhitjes, Shqipëria do të performojë e fundit sonte, pra e 26-ta. Më poshtë të gjitha shtetet që janë kualifikuar në finale.

Çka është “Eurovisioni”?

“Eurovisioni” është garë muzikore vjetore dhe e transmetuar drejtpërdrejt, e organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).

Edicioni i vitit 2025 mban sloganin “Welcome Home” (Mirë se vini në shtëpi), duke simbolizuar kthimin në vendin ku u mbajt festivali i parë në vitin 1956 – Zvicra.

Rregullat kryesore të festivalit përfshijnë: këngët duhet të jenë origjinale dhe të mos zgjasin më shumë se tre minuta, vokalet kryesore duhet të jenë live – nuk lejohet playback apo përdorimi i auto-tune dhe lejohen maksimumi gjashtë persona në skenë, përfshirë këngëtarë e valltarë.

Në “Eurovision 2025” morënpjesë gjithsej 37 shtete – prej tyre 26 kaluan në finale. Të gjitha shtetet që morën pjesë në edicionin e kaluar në Malmo të Suedisë janë rikthyer, përveç Moldavisë, e cila u tërhoq për arsye financiare dhe logjistike. Mali i Zi u kthye pas një mungese që nga viti 2022.

Shumica e vendeve pjesëmarrëse janë evropiane, por Australia merr pjesë çdo vit që nga viti 2015, kur u ftua për të shënuar 60-vjetorin e festivalit. Megjithatë, Australia nuk ka të drejtë ta organizojë festivalin edhe nëse fiton.

Izraeli, edhe pse jo evropian, merr pjesë sepse është anëtar i EBU-së.

Rusia është e përjashtuar nga “Eurovisioni” që nga viti 2022, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ky është hera e tretë që Zvicra është mikpritëse e festivalit.

Pesë shtete, të njohura si “Pesëshja e Madhe” – Mbretëria e Bashkuar, Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania – kualifikohen automatikisht në finale për shkak të kontributit financiar më të madh në festival.

Zvicra, si fituese e edicionit të kaluar, gjithashtu ka vend të garantuar në finale.

Si funksionon votimi në “Eurovision”?

Në finalen e “Eurovisionit”, çdo shtet pjesëmarrës jep dy sete pikësh – një nga juria profesionale e përbërë nga ekspertë të muzikës dhe një tjetër nga publiku (votuesit nga e gjithë Evropa).

Fansat mund të votojnë përmes telefonatave, SMS-ve apo aplikacionit zyrtar të “Eurovisionit”. Secili ka mundësi të japë deri në 20 vota, dhe mund të votojë për sa më shumë këngë të ndryshme që dëshirojnë – por nuk lejohet të votohet për shtetin e vet.

Pasi të mbyllen linjat e votimit, secili vend krijon një “Top 10” të këngëve të preferuara.

Kënga më e votuar merr 12 pikë, e dyta merr 10 pikë, ndërsa nga vendi i tretë deri në të dhjetin ndahen pikë nga 8 deri në 1.

Edhe shikuesit nga vendet që nuk marrin pjesë në “Eurovision” kanë të drejtë vote. Zgjedhjet e tyre mblidhen së bashku në një bllok të quajtur “votimi i pjesës tjetër të botës”.

Të ngajshme

Bebe Rexha publikon këngën “New Religion”

Valjeta Turkaj

Brikena shihet në lot, momenti që mori vëmendje në dasmë të Gimbos dhe Selin

Valjeta Turkaj

Pamje: Reperi ‘Mossi’ në pranga, del para Gjykatës për sulmin ndaj Burim Pacollit

Valjeta Turkaj