Telenews

Ramiz Lladrovci merr mbështetjen e Degës së PDK-së në Drenas për kandidaturën në zgjedhjet lokale

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas për miratimin e propozimit të tij si kandidat për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit.

Sipas tij, propozimi është miratuar me 42 vota për, një kundër dhe një abstenim. Lladrovci shpreh pritjen për miratimin edhe nga Kryetari i PDK-së dhe thekson unitetin e Degës që, sipas tij, është dëshmuar vazhdimisht në të gjitha zgjedhjet, duke e cilësuar Drenasin si bastion të pathyeshëm të PDK-së.

Ai e konsideron këtë mbështetje si një obligim të fuqishëm në shërbim të qytetarëve të komunës. /Telenews.al/

Të ngajshme

Eksperienca unike e shijes në Restorantin Barbary

Erzana Fazliu

Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

Erzana Fazliu

Punëtori i strehimores rrah një qen endacak, reagon Komuna e Prishtinës: Qentë meritojnë mbrojtje, jo dhunë

Erzana Fazliu