Telenews

Ekskluzive: Anëtari i familjes ‘Capat’ u kap sot nga shteti për konfliktin me Sekiraqët ku u vra Premtim Gashi

Aksioni i sotëm  i Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin “Sekiraqa-Capat”, rezultoi me një person të arrestuar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në incidentin e armatosur në shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë një person dhe disa të tjerë u plagosën.

Personi i ndaluar është anëtar i familjes Gashi.

I dyshuari është familjar i Capave, të cilëve iu mbeti i vdekur, djali Premtim Gashi, në përballjen që patën me Sekiraqët.

Ai dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, që dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Kujtojmë se familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë.

Nga familja Sekiraqa, kishte mbetur i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, dhe po ashtu edhe Korab Gashi (vëllai i viktimës), Robert Llumnica dhe Valdrin Ademi.

Ndryshe, këtij konflikti tragjik, i kishte paraprirë një plagosje, ku i dyshuari ishte djali i Salihut, Shkumbin Sekiraqa, ndërsa viktimë Pajtim Gashi.

Të ngajshme

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

KushtrimGuraj

Tragjedi në Deçan: Nënë e bir dyshohet se u mbytën në pishinë

KushtrimGuraj

Temperaturat rriten, QKUK mbetet pa klimatizim – Dështojnë ofertat për servisimin e pajisjeve

Donat Hashani