Telenews

Ndeshja Shqipëri-Letoni, publikohen formacionet zyrtare – ka ndryshime

Shqipëria do të ndeshet sonte me Letoninë në një takim të rëndësishëm për kualifikimet e Kupës së Botës. Ky duel është kyç për kuqezinjtë, të cilët janë të motivuar të vazhdojnë rrugëtimin drejt një kualifikimi historik.

Pas tre ndeshjesh, Shqipëria ka grumbulluar 5 pikë dhe synon të forcojë pozitat e saj në grup.

Nga ana tjetër, Letonia ka mbledhur 3 pikë nga dy ndeshje dhe është e vendosur të luftojë për një vend në katërshen e parë të grupit, duke kërkuar një rezultat pozitiv sonte.

Të dyja skuadrat janë takuar pesë herë në të kaluarën, dhe të gjitha përballjet kanë përfunduar me barazim.

Trajneri Sylvinho do të mbështetet sërish te trioshja e sulmit, Rey Manaj, Arbër Hoxha dhe Armando Broja, për të siguruar krijimin e mundësive për gol. Ndërkohë, në mbrojtje do të ketë disa ndryshime, ku Ivan Balliu, Ardian Ismjali dhe Marash Kumbulla do të luajnë nga minuta e parë.

Formacionet e dy ekipeve:

Të ngajshme

Superkompjuteri parashikon finalen dhe fituesin e Kupës së Botës për Klube

Valjeta Turkaj

Gjiganti spanjoll rrit ofertën për Theo Hernandezin, kalimi një hap larg

KushtrimGuraj

Serbia vendos ta pres Shqipërinë në stadiumin më të madh, atë në Beograd

KushtrimGuraj