Telenews

Rritet numri i viktimave nga sulmi në shkollën e Grazit – Shkon në 11 të vdekur

Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga sulmi tragjik që ndodhi të martën në mëngjes në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.

Viktima e 11-të ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, nga 12 persona të tjerë të plagosur, nëntë raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Autori i sulmit, një 21-vjeçar austriak, e ka përfunduar aktin e dhunshëm duke kryer vetëvrasje në një nga tualetet e shkollës.

Sipas gazetës austriake Krone, gjatë kontrollit në shtëpinë e sulmuesit në lagjen Graz-Umgebung, autoritetet kanë gjetur një shënim vetëvrasjeje, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e motivit të këtij akti.

Në shenjë zie dhe solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre, Austria ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë, ndërsa të gjitha festimet publike janë anuluar ose shtyrë.

Të ngajshme

CNN: Aeroplanët luftarakë të prodhuar në ShBA u përdorën nga Izraeli për të sulmuar Iranin

Valjeta Turkaj

Mbyllen hapësirat ajrore në Lindjen e Mesme, linjat ajrore ndërkombëtare anulojnë fluturimet

Valjeta Turkaj

Momenti i fundit: fotoja e familjes Rajasthan para aksidentit fatal në Indi

Valjeta Turkaj