Telenews

Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj për Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, dhe për popullin portugez, me rastin e Ditës Kombëtare të Portugalisë.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka uruar Presidentin Rebelo de Sousa dhe të gjithë qytetarët portugez, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë.

“Urime Presidentit Marcelo Rebelo de Sousa dhe të gjithë popullit portugez me rastin e Ditës së Portugalisë! Teksa e shënoni këtë ditë të veçantë, presim gjithashtu të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona përmes bashkëpunimit më të fortë, miqësisë më të ngushtë dhe përkushtimeve të përbashkëta. Feliz Dia de Portugal!”, shkroi Presidentja Osmani.

Të ngajshme

Çitaku: S’ka definicion në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës që ndodhemi

Valjeta Turkaj

CNN: Aeroplanët luftarakë të prodhuar në ShBA u përdorën nga Izraeli për të sulmuar Iranin

Valjeta Turkaj

Mbyllen hapësirat ajrore në Lindjen e Mesme, linjat ajrore ndërkombëtare anulojnë fluturimet

Valjeta Turkaj