Telenews

AGK-ja e dënon gjuhën kërcënuese në drejtim të gazetarit Valdrin Daci

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se është njoftuar nga portali “Peja në Fokus” se ndaj gazetarit të saj, Valdrin Daci është përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese nga drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala, gjatë një aktiviteti zyrtar gjatë ditës së sotme.

Në reagimin e AGK-së thuhet se sjelllja ndaj gazetarit Daci është e papranueshme.

“Sipas Dacit, i cili ishte i vetmi përfaqësues i mediave në këtë aktivitet, është ballafaquar me kërcënime verbale dhe gjuhë ofenduese nga zyrtari komunal, në një ambient publik dhe në prani të shumë dëshmitarëve”.

“Për AGK-në, kjo sjellje është e papranueshme dhe përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe sigurisë së gazetarëve”, thekson AGK-ja.

Ndër tjera,  AGK i bën thirrje: “kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, që të distancohet nga kjo sjellje dhe të ndërmarrë masa ndaj zyrtarit në fjalë. Njëherit u bën thirrje të gjithë personave zyrtarë e publikë, të përmbahen nga sulmet në drejtim të gazetarëve dhe mediave”.

Të ngajshme

Rritet numri i lindjeve, gjatë prillit lindën mbi 2 mijë fëmijë

KushtrimGuraj

Ministri i Jashtëm iranian: Izraeli do të pendohet për agresionin e tij të pamatur

Donat Hashani

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit pasi goditi bazat bërthamore dhe ushtarake

Donat Hashani