Telenews

Nintendo thyen rekord me Switch 2: Më shumë se 3.5 milionë njësi të shitura në 4 ditë

Kompania japoneze Nintendo ka shënuar debutimin më të suksesshëm në historinë e saj me lançimin e Switch 2, duke shitur mbi 3.5 milionë njësi që nga data 5 qershor.

Konsola e re vjen me ekran më të madh dhe më reagues, kontrollues magnetikë dhe performancë më të fuqishme grafike e përpunuese.

Risi e kësaj pajisjeje është funksioni GameChat, që lejon video apo audio thirrje dhe ndarjen e ekranit gjatë lojës.

Një pjesë e pakove përfshin edhe lojën shumë të pritur Mario Kart World.

Megjithëse me kërkesë të lartë, pajisja është e vështirë për t’u gjetur në disa vende, ku furnizimet mbarojnë brenda minutash.

Të ngajshme

Hulumtimi: Koreja Veriore i dorëzoi Rusisë 9 milionë granata e 100 raketa balistike

KushtrimGuraj

Facebook sheh rritje të përmbajtjes së dhunshme dhe ngacmimeve

KushtrimGuraj

Ferrari po vjen me dy modele të reja

Valjeta Turkaj