Telenews

Tifozët Kuq e Zi: Në Letoni na thanë që kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë, na ndaluan parullat

Tifozët Kuq e Zi janë ankuar sërish se po pengohen nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi po u nënshtrohen kontrolleve të rrepta edhe jashtë vendit, kësaj radhe në Riga të Letonisë.

“Manovrat penguese të FShF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë”, thotë reagimi i Tifozëve Kuq e Zi.

“Steward-ët na thanë hapur: Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht.’ Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme ‘Tifozat Kuq e Zi’ dhe ‘TKZ on Tour’. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda”.

“Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se ‘s’kishim tifoza’”.

Të ngajshme

Sot nis Kampionati Botëror në xhudo, Kosova paraqitet me 3 garues

KushtrimGuraj

Detaje nga oferta e Milanit për Ardon Jasharin

KushtrimGuraj

Basketboll / Bashkimi vazhdon kontratat me katër vendorët e skuadrës

Donat Hashani