Rinia e fshatit Rakosh ka treguar edhe një herë se i di rendin dhe përgjegjësinë ndaj komunitetit. Sot, ata ndërmorën një aksion vullnetar për pastrimin e një pjese të fshatit, duke u përkujdesur që Rakoshi të jetë sa më i bukur dhe i pastër për pritjen e mërgimtarëve gjatë verës.
Ky aksion nuk do të ndalet me kaq – pastrimi do të vazhdojë edhe nesër, duke dëshmuar përkushtimin dhe bashkëpunimin e të rinjve për mirëqenien e përbashkët.
👏🏻 Faleminderit të gjithë vullnetarëve që po kontribuojnë për një Rakosh më të pastër dhe më mikpritës!