Telenews

Nëna e Ghetto Geasyt arrestohet për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës

Në mesin e të arrestuarave në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë te Ministria e Infrastrukturës është edhe Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit Ghetto Geasy.

Selimi dhe dy zyrtare tjera të kësaj minsitrie, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”. 

Të ngajshme

Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

KushtrimGuraj

Blero dhe Teuta Krasniqi shihen bashkë pas një kohe të gjatë

KushtrimGuraj

Nesër në Drenas do të zbulohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu

KushtrimGuraj