Telenews

Rrahmani: Miqësoret me Burkina Fason e Zvicrën do të shërbejnë për të parë formën tonë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll Amir Rrahmani ishte i pranishëm në konferencë për media para ndeshjes ndaj Burkina Fasos së bashku me trajnerin Alain Giresse.
Qendërmbrojtësi i Napolit u shpreh se sfidat me Burkina Fason dhe Zvicrën do të shërbejnë për të njohur nivelin aktual të Kombëtares së Kosovës.
Rrahmani gjithashtu foli mbi përshtypjet e para për trajnerin e ri, për të cilin tha se është një person shumë pozitiv, por për të parë më shumë se çfarë ai kërkon nga lojtarët, këtë do ta mësojnë vetëm pas ndeshjes së parë.
Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj