Sulmuesi brazilian, Neymar Junior mund të rikthehet në futbollin evropian, pasi tashmë ka pranuar një oferta nga Superliga e Turqisë.
Sipas mediumit Fanatik, Fenerbahce ka shprehur interes për të nënshkruar me sulmuesin e krahut të majtë të Santosit, Neymar.
Klubi turk thuhet se i ka ofruar 33-vjeçarit brazilian një kontratë të strukturuar si një vit me opsion për një vit tjetër shtesë.
Marrëveshja aktuale e Neymar me Santos skadon në fund të vitit 2025, por përfshin një klauzolë që i lejon atij të bashkohet me një klub evropian falas këtë verë.
Pasi u largua nga Al-Hilal, Neymar u rikthye te Santos si lojtar i lirë në janar 2025, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 3 asistime në 12 ndeshje këtë sezon.
Kjo nuk është hera e parë që ylli brazilian po lidhet me një rikthim në Evropë, pasi Neymar ka oferta edhe nga klubet e top pesë ligave.