Telenews

Irani rrëzon dronët izraelitë në kufirin e Salmasit

Irani tha se kishte rrëzuar dronë izraelitë që kaluan kufirin e tij veriperëndimor pranë Salmasit, raportoi të shtunën televizioni i shtetit, Nour News.

“Luftëtarët islamikë ia dolën të rrëzojnë dronët izraelitë që kanë kaluar kufirin tonë”, thuhet në raportim, shkruan CNN.

Dronët kanë qenë një element kyç i sulmit të Izraelit ndaj Iranit, të cilin e nisi në orët e para të mëngjesit të së premtes. Zyrtarët izraelitë të sigurisë thanë se përpara sulmit, Izraeli kishte krijuar një bazë për lëshimin e dronëve shpërthyes brenda Iranit dhe dronët u përdorën më vonë për të synuar lëshuesit e raketave pranë Teheranit.

Të ngajshme

“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales

Yllka Gashi

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi