Telenews

Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ua ka uruar Ditën e Çlirimit qytetit të Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se në qershorin e 1999-ës, qytetet e Kosovës po çliroheshin njëra pas tjetrës dhe se ëndrra shekullore e popullit për të qenë të lirë po realizohej.

“Në qershorin e 1999, qytetet tona po çliroheshin njëra pas tjetrës dhe po realizohej ëndrra jonë shekullore për të qenë të lirë në tokën dhe të drejtën tonë. Fitorja e trimave të UÇK-së krah NATO-s, janë momente të shënuara e të paharrueshme në jetën e secilit. Kosova tanimë po frymon lirshëm, e obligim i joni është nderimi i sakrificës shekullore”.

“Duke qenë mirënjohës para secilit që ka kontribuar për liri, të gjithë qytetarët e Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit dhe Vitisë, i uroj për Ditën e Çlirimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngajshme

Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë

Valjeta Turkaj

Ambasada e SHBA-së në Irak paralajmëron për sulme të mundshme ndaj amerikanëve

Valjeta Turkaj

Ishte duke u larë me kushërinjtë, mbytet një 22-vjeçar në lumin Mat

Valjeta Turkaj