Ramadan Krasniqi – Dani po vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Ai ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “The Weekend”, ku ka folur për karrierën e gjatë dhe jo vetëm.
Ylli nga Peja ka dhënë mendimin e tij se përse këngëtarët shqiptarë nuk mund të quhen me plot gojën artistë.

“A e di pse nuk jemi artistë? Duhet të kemi bagazh shumë, shumë të madh për me i thënë vetit artistë. Mandej, ka degjeneruar kënga shqipe, muzika te na bre. A po jemi të vetëdijshëm kur po i shohim ato tekste?”, u shpreh ai.
Tutje ka dhënë edhe një mesazh motivues për këngëtarët e rinj: “Bëhuni më të thjesht, rrini për toke”.
I njëjti tutje thotë se është i plotësuar sa i përket anës personale, duke shtuar se jetën që e ka jetuar nuk do ta ndryshonte asnjëherë.
“Jam i plotësuar. Jam më i lumturi dhe më i pasuri në botë që ma ka jep i madhi Zot një familje të shëndoshë, çikat, djalin, mbesat e nipat. Dhe kjo është pasuria ime më e madhe”.