Telenews

Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar që dyshohet se rrahu brutalisht një qytetar në Prizren

Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Telenews ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për zyrtarin policor të Trafikut, Remzi Pulaj.

Pulaj dyshohet se e ka grushtuar një qytetar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të dielën kur viktima ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe intervistimin e zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor që ishte përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Kosova importoi mbi 2 miliardë euro mallra për vetëm katër muaj

KushtrimGuraj

Në Ferizaj, personave me çrregullime mendore në rrugë u japin viagra (VIDEO)

Donat Hashani