Telenews

Osmani udhëton drejt Hungarisë, zbulohet agjenda

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Hungarisë, me ftesë të homologut të saj hungarez, Tamas Sulyok.

Sipas njoftimit, vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin Kossuth Lajos në Budapest, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim tête-à-tête, pasuar nga një takim ndërmjet delegacioneve respektive të dy shteteve.

Poashtu bëhet e ditur se në kuadër të vizitës, presidenti Sulyok do të shtrojë drekë zyrtare për presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial Sándor.

Presidentja, gjatë vizitës në Hungari, do të pritet gjithashtu nga László Kövér, kryetar i Parlamentit të Hungarisë.

Në kuadër të agjendës, Osmani po ashtu do t’i drejtohet studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd me një ligjëratë dhe diskutim me temën “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane: Bashkëpunimi rajonal, angazhimi global dhe rruga përpara”, ku do të shpalosë prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë integrimin euroatlantik.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të zhvillojë takime edhe me oda ekonomike në Hungari.

Të ngajshme

Zjarri përfshin kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, asnjë i lënduar

KushtrimGuraj

KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare

KushtrimGuraj

Ndikimi i konfliktit Iran-Izrael, rriten çmimet e naftës dhe benzinës

Donat Hashani