Telenews

Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile

Një grua është goditur sot nga një veturë në Prishtinë.

Rasti konkretisht ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” rreth orës 11:20.

Ajo është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rreth gjendjes së saj shëndetësore për Klankosova.tv detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla.

Syla tha se gjendja e gruas së aksidentuar është stabile.

“Është duke u trajtuar këtu në Emergjencë, aktualisht po i kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e saj është stabile”, tha Syla.

Aksidenti po hetohet nga Njësia e Trafikut të kryeqytetit.

Të ngajshme

Sot fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

KushtrimGuraj

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK – Ministri Vitia: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike

KushtrimGuraj

Sot temperatura deri 18°C

KushtrimGuraj