Telenews

Themelorja e Prizrenit për rastin në Suharekë: Rasti ndodhi para se të kalohej kontrolli i sigurisë

Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar një njoftim për rastin që ndodhi sot në gjykatën në Suharekë.

Dy palët e përfshira ishin përfshirë në një rast të lëndimit të lehtë trupor më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Në njoftim thuhet se palët pa e kaluar kontrollin e sigurimit, H.K. e ka nxjerrë një mjet të fortë nga çanta dhe e ka sulmuar B.B.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me interesim dhe kërkesat për informacion, ju njoftojmë si në vijim:

Sot me date 18.06.2025, në ora 11:00, në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, ka ndodhur një incident në mes të palëve që kanë qenë të ftuar për shqyrtim gjyqësor.

Pranë Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, me 28.02.2025, është pranuar lënda në Departamentin Penal, ndaj një (1) të akuzuarit. B.B., për shkak të veprës penale lëndim I lehtë trupor, ku i dëmtuar është pala H.K., (ngjarje e cila kishte ndodhur me datë 28.12.2024).

Gjyqtari i procedurës, ka caktuar shqyrtimin fillestar, për datën e sotme 18 qershor, nga ora 11:00.

Në hyrjen e oborrit të Gjykatës, kur palët po hynin (pa kaluar kontrollin e sigurimit dhe kontrollit fizik), pala H.K., ka nxjerrë një mjet të forte nga çanta e tij, dhe sulmon personin B.B.,.

Në ato moment ka reaguar edhe sigurimi fizik i Gjykatës, (të cilët ndodheshin brenda objektit të Gjykatës), dhe kanë ndaluar konfliktin dhe menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurën hetimore, dhe palës që ka pësuar lëndimet i është dhënë ndihma mjekësore, derisa kanë arritur ekipet e emergjencës.

Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, ka ofruar bashkëpunimin e plotë për Policinë e Kosovës me qëllim të zbardhjes së ngjarjes.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 qershor

Erzana Fazliu

Gruaja nga Prishtina denoncon bashkëshortin për dhunë – ai përfundon në ndalim për 48 orë

KushtrimGuraj

Osmani: Aleanca me SHBA-të, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë

KushtrimGuraj